Rreth Nesh

GEM CHIMICA
ME JU QË NGA 1980

Historia jonë në Shqipëri dhe Ballkan fillon në 2018 me hapjen e zyrës në Tiranë, por përvoja jonë vjen nga Italia, ku operojmë që prej vitit 1980.
Ne jemi pjesë e atyre elementëve të cilësisë që bëjnë produktet ushqimore italiane të njihen dhe kërkohen në mbarë botën.

Historia jonë

Gem Chimica është një kompani me traditë të konsoliduar në sektorin industrial dhe ushqimor, me fokus te cilësia, siguria dhe inovacioni. Fillimet tona lidhen me marketingun e detergjenteve industrialë, lubrifikantëve dhe produkteve të mirëmbajtjes.

Zhvillimi Strategjik
Në vitin 1987, për të adresuar nevojat e klientëve tanë, zgjeruam aktivitetin në:

  • Kimikate dhe sanitizim për industrinë ushqimore
  • Trajtimin e ujërave industriale dhe teknologjike

  • Po në këtë vit themeluam Laboratorin Analitik, i cili ofron analiza të certifikuara për ujë, ushqime, mbetje dhe parametra mjedisorë.
  •  

Shërbime Profesionale
Që nga viti 2010 ofrojmë:

  • Konsulencë Agrobiznesi (HACCP, etiketim, vetë-kontroll, trajnime)

  • Shërbime të higjienës mjedisore dhe kontrollit të dëmtuesve

Në 2011 hymë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe biomasës/biogas, duke zgjeruar portofolin drejt teknologjive të qëndrueshme.

Akreditime
Që prej vitit 2017, jemi Qendër e akredituar MIPAAF për testet zyrtare të efikasitetit të produkteve të mbrojtjes së bimëve.

cert5

CILËSIA

Të gjitha shërbimet dhe produktet tona prodhohen në Itali nga Gem Chimica Srl, duke respektuar standardet më të njohura të cilësisë.

Ndër objektivat e cilësisë është siguria e produkteve ushqimore me të cilat ndërveprojnë produktet dhe shërbimet tona. 

Ne prodhojmë dhe ofrojmë shërbime duke marrë parasysh nevojat specifike të kompanive ushqimore.

Certifikimet

ÇERTIFIKIMI I UNI EN ISO 9001 : 2015

Sistemi i menaxhimit të cilësisë Gem Chimica është i çertifikuar sipas standardit UNI EN ISO 9001, i cili imponon cilësi të lartë dhe standarte të menaxhimit.

Sistemi bazohet në përmirësim të vazhdueshëm dhe ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me departamentin e cilësisë.

ÇERTIFIKIMI I UNI EN ISO 22000 : 2005

Gem Chimica bashkëpunon me kompanitë agroushqimore që nga viti 1984 dhe i mbështet ato në arritjen e objektivave bazë të tyre si siguria dhe cilësia e produkteve ushqimore sipas standardit UNI EN ISO 22000.

Standardi ISO 22000 bazohet në parimet e HACCP dhe është i zbatueshëm për të gjithë operatorët në zinxhirin agro-ushqimor.

Cilësi e Certifikuar

Produktet tona plotësojnë standardet më të larta.

Efikasitet Maksimal

Proceset tona janë të shpejta dhe të organizuara.

Besueshmëri

Partner i besueshëm për klientët tanë.

Inovacion

Gjithmonë duke sjellë zgjidhje të reja dhe efiksae.

Dëshironi të mësoni më shumë, të merrni ofertën tuaj, apo të porosisni produktet tona? Klikoni një nga opsionet më poshtë dhe ne do t’ju ndihmojmë menjëherë!